Prapë ndalet Feronikeli, barazon në Lipjan

  • A.P /
  • 29 September 2020 - 17:09
Prapë ndalet Feronikeli, barazon në Lipjan

Kampioni i para dy viteve në Kosovë, KF Feronikeli, ka barazuar në ndeshjen kundër Arbërisë sot në Lipjan me rezultat 0-0. Ndeshja ishte e barabartë dhe të dyja skuadrat ishin të barabarta në fushë për 90 minuta

KF Arbëria nuk ka humbur as pas xhiros së tretë në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Arbnor Morinës priti sot në shtëpi skuadrën e KF Feronikelit, kampionë i para dy viteve në Kosovë.

Në pjesën e parë Feronikeli pati më shumë gjuajtje në drejtim të portës dhe tentoi tri herë për të shënuar por pa rezultat. Duarkryq nuk qëndroi as Arbëria të cilët patën po ashtu një tentim drejt portës së kundërshtarit.

Pjesa e dytë ishte më e mirë nga vendasit të cilët disa herë ishin afër që të shënoni.

Madje ata patën tri tentime kurse Feronikeli vetëm një.

Vlen të thuhet se ndeshja u zhvillua në një mot aspak të mirë pasi që kishte të reshura shiu gjatë gjithë lojës. 

(Kosova Sot Online)