Rrahje në Ligën e Tretë të Futbollit, futbollistët dhe trajneri bëhen për spital

  • A.P /
  • 29 September 2020 - 18:43
Rrahje në Ligën e Tretë të Futbollit, futbollistët dhe trajneri bëhen për spital

Një skandal që ka përfunduar me rrahje ka ndodhur në Ligën e Tretë të Futbollit në ndeshjen në mes të KF MATI-Elite FC ka ndodhur një rrahje ku kryetari i KF Mati ka rrahur futbollistët e Elite FC

Këtë e ka bërë të ditur klubi Elite FC me anë të një komunikate në Facebook.

Lexo Edhe:

Llapi – Ballkani, derbi i mesjavës në Superligë

Sipas kësaj komunikate rrahja ka ardhur pasi golit të Elite FC në minutën e 30-të kur ata kishin kaluar në avantazh.

Pas kësaj lojtari me nr 7, sipas komunikatës, kishte urdhëruar disa persona në tribunë ku janë rrahur babë e birë derisa për spital është bërë edhe trajneri i Elite FC.

Elite FC thotë se të lënduarit e tyre kanë qëndruar në spital deri natën vonë, deri në ora 23:00. 

Më poshtë komunikata e klubit:

Deri kur futbolli keshtu ?!!!!

TURP TURP TRUP

Pikerisht ne gjirone e pare kampionale ne kuader te Liges se trete ne kuader te FFK-se LRFP-se.

Gjithcka ndodhi ne ndeshjen kampionale ndermjet KF MATI vs ELITE FC

Ne vend se lojtaret tane te shkojne ne shtepite e tyre pas ndeshjes, ata rrihen nga kryetari i KF Matit, anetare te kryesise, nga lojtaret dhe treneri i KF Matit e behen per emergjence duke mbet atje deri ne ora 23 te mbremjes.

Gjithcka ndodhi mbas minutes se 30 kur dhe ne shenuam gol per 0-1, ndersa kundershtareve iu pengonte gezimi i familjareve te lojtareve tane.

Pikesisht ne foton e pare shihet ku lojtari me nr 7 iu jep urdher disa personave ne tribune qe te mirren me familjaret e nje lojtarit tone.

Fillojne ti rrahin ne afersi te fushes babë e bir deri sa i hedhin poshte ne fushe.

A ka me trishtim se lojtari ta sheh babain e tij te pergjakur ne afersi te kembeve te tij.

Lojtari jone me nr 20 e kap per krahu babain e tij per ta ngre nga toka dhe referi e ndeshkoj me karton te verdhe pse doli jashte vijes anesore. Nuk u ndalen me kaq. Kryesia dhe tifozeria vendase filluan ti ndjekin ata te dy ne afersi te vijes anesore me shipka e dana duke iu sjell pa kontroll. Pastaj fillojne ti hudhen lojtarit tone me nr 20 duke e rrahur ate tifozet kryetari ne kryesi, disa lojtare dhe treneri vendas. Portieri jone si kapiten del nga porta dhe shkon per ta nxjerr nga turma lojtarin tone, ndersa atij i sjelle me grusht direkt ne fytyre portieri vendas dhe pergjaket pertoke.

Policia vetem shikonte dhe nuk arrestonte askend. Nuk e di a jane policia me majt rend apo me shiku duke te rrahur.

Nuk e di kush e ka pranuar ate fushe pa standardet e duhura e pa rrethoje ku lojtaret nuk jane te mbrojtur aspak.

Faleminderit KF Matit dhe kryesise per mikpritjen e tille, e per dajakun e dhene. Te gjithe e dijne se ju ndryshe nuk dini.

A vetem pse po fitonim duhet te rrahemi?

A patjeter duhet te fitoje suadra vendase?

A asnjehere nuk bene te fitoje me i miri?

A vetem pse jemi klub i ri me lojtaret te rinje duket te na frikesojne?

A keshtu po lejoni te shuhen enderrat e te rinje e ti shtyni ta lene futbollin?

Portieri Ron Emini e ka hunden e krisur ndersa Venhar Kadriu ka lendime te medha ne fytyre e ne trup. Gjithcka shihet ne raportet mjekesore te lojtareve.

Te gjithe lojtaret e tjere jane te traumatizuar dhe jane skeptike a te vazhdojne me futbollin a jo!

Ne nuk do te ndalemi me kaq, kemi ngrit padi dhe do te vazhdojme procedurat gjyqesore per rastin ne fjale.

I bejme apel komisionit te parave, LRFP-se,  FFK-se, Policise se Kosoves te marrin masa e duhura dhe ndeshkimet meritore per njerezit e tille te papergjegjshem.


(Kosova Sot Online)