Gjyqtari spanjoll: Vinicius ishte në pozitë jashtë loje kur shënoi, por goli ishte i rregullt
Goli i Vinicius Junior në triumfin e Real Madridit 1:0 kundër Real Valladolid të mërkurën në La Liga, ishte plotësisht i rregullt edhe pse braziliani ndodhej në pozitë jashtë loje kur shënoi.
Ishte lojtari i Valladolidit Bruno Gonzalez ai që e preku topin i fundit, prandaj Viniciusit iu pranua goli.
Vinicius përfitoi nga një mbrojtje e pakujdesshme e Valladolidit dhe ia dhuroi skuadrës së Zinedine Zidane tri pikë të plotë në Alfredo Di Stefano.
Edhe pse lojtarët e Valladolidit u ankuan dhe kërkuan që goli të anulohej, Juan Andujar Oliver – ish-gjyqtari spanjoll dhe tani ekspert i referimit në Marca, ka shpjeguar sesi gjyqtarët e morën vendimin e drejtë.
“Edhe pse braziliani është në pozitë jashtë loje, prekja e fundit e topit u bë nga një kundërshtar, Bruno Gonzalez të jem më i saktë, që ia mundëson sulmuesit të shënojë në këtë rast”, tha Andujar Oliver.
(Kosova Sot Online)