Atdhe Nuhiu dhe Zhegrova eliminohet nga Europa Ligës, Kastrati në grupe të kësaj gare

  • A.P /
  • 01 October 2020 - 22:53
Atdhe Nuhiu dhe Zhegrova eliminohet nga Europa Ligës, Kastrati në grupe të kësaj gare

Atdhe Nuhiu nuk do të paraqitet më në Europa Ligë pasi që skuadra e APOEL u eliminua me rezultat 1-0 nga Slovan Liberec. Edhe Baseli i Edon Zhegrovës po ashtu është eliminuar nga CSKA Sofia me rezultat 1-3

Dy skuadra ku luajnë dy lojtarë të Kombëtares se Kosovës, Atdhe Nuhiu dhe Edon Zhegrova janë eliminuar sonte nga Europa Liga.

Sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu ka luajtur për 90 minuta me APOEL por kjo nuk ka mjaftuar që ai ta gjen golin.

Në fund skuadra e tij u eliminua me një gol që e shënua nga Liberec në minutën e 90-të nga penalltia që shënoi Kamso Mara.

Në anën tjetër, është eliminuar edhe Baseli i Edon Zhegrovës nga CSKA Sofia.

Skuadra zvicerane edhe pse kaluan të parët në epërsi ku Arthur Cabral shënon nga penalltia në minutën e 54-të. Mysafirët do të barazojnë me Tiago Rodrigues (72). I njëjti lojtar shënoi edhe në minutën e 88 kurse rezultatin e vulosi Ahmed Ahmedov në minutat shtesë të takimit.

Zhegrova luajti nga minuta e 77 në këtë ndeshje.

Por, në Europa Ligë sivjet do ta shohim sulmuesin e Kosovës U21, Lirim Kastrati.

Dinamo Zagreb ka kaluar në fazën e grupeve sonte duke mposhtur me rezultat 3-1 Flora Tallin.

Në këtë ndeshje Arijan Ademi shënoi dy gola, një në minutën e 26-të dhe një në të 87-të.

(Kosova Sot Online)