Arsenali në çerekfinale të Carabao Cup, eliminon Liverpoolin

  • A.P /
  • 01 October 2020 - 22:58
Arsenali në çerekfinale të Carabao Cup, eliminon Liverpoolin

Arsenali është kualifikuar në çerekfinale të Carabao Cup pasi që ka eliminuar Liverpoolin me penallti. Liverpool ishin më të mirë në këtë ndeshje, por hero i Arsenalit ishte padyshim portieri gjerman, Berndt Leno 

Arsenali është në çerekfinale të Carabao Cup.

Skuadra e Mikel Artetas ka arritur ta eliminojë Liverpoolin, edhe pse skuadra e Jurgen Klopp ishte shumë më e mirë.

Ata patën më shumë sulme drejt portës dhe në një moment Minamino ka goditur edhe shtyllën.

Megjithatë, hero i këtij takimi për Arsenalin ishte padyshim Bernd Leno që bëri shumë pritje, rreth 5 sosh, për t’ia mohuar golin vendasve dhe kampionit të Anglisë. Në fund ndeshja përfundoi me rezultat 0-0 dhe nga penalltitë më të saktë u treguan lojtaret e Arsenalit të cilët shënuan 5 dhe Leno mbrojti dy penallti për të ecur tutje në çerekfinale të Carabao Cup.

(Kosova Sot Online)