Dembele edhe më afër Manchester Unitedit

  • E.K /
  • 02 October 2020 - 15:42
Dembele edhe më afër Manchester Unitedit

Dembele mund ta veshë fanellën e Unitedit sezonin e ardhshëm.

Ousmane Dembélé është rrugës për t’u larguar nga Barcelona.

Ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit, Ronald Koeman.

Sipas gazetarit, Julien Laurens, bisedimet kanë nisur mes klubeve, edhe pse ende nuk ka një marrëveshje, por ato janë pozitive.

Laurens thotë se Paul Pogba është duke luajtur rrol në afrimin e Dembeles, i cili e ka kuptuar se ka përfunduar koha e tij në Barçë. 

(Kosova Sot Online)