Challandes i hakmerret Berishës, nuk e fton për ndeshjet e tetorit

  • S.A /
  • 02 October 2020 - 16:59
Challandes i hakmerret Berishës, nuk e fton për ndeshjet e tetorit

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes i është hakmarrë emnakut të tij, Bernard Berisha.

Në fakt, trajneri zviceran nuk e ka ftuar fare futbollistin kosovar për ndeshjet e tetorit, ndaj Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë dhe Greqisë.

E gjithë kjo pasi futbollisti pejan e kishte shprehur mllefin e tij në Challandes në festim e sipër pas golit të shënuar ndaj Greqisë muajin e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Challandes nuk e kishte pritur aspak mirë reagimin e futbollistit të krahut të majtë dhe sapo i erdhi mundësia, ju hakmor. Gjithsesi, Berisha do të ishte mjaft i nevojshëm për Kosovën në ndeshjen jetike ndaj Maqedonisë së Veriut më 8 tetor.

(Kosova Sot Online )