E konfirmon trajneri i Barcelonës: “E duam Eric Garcian”

  • E.K /
  • 03 October 2020 - 13:56
E konfirmon trajneri i Barcelonës: “E duam Eric Garcian”

Eric García është dëshira e Ronaldo Koeman.

Mbrojtësi spanjoll refuzon të rinovojë kontratën me Manchester Cityn, me synimin që të rikthehet në Barcelonën.

Tashmë edhe Ronald Koeman e ka konfirmuar se pavarësisht situatës ekonomike për shkak të COVID-19, janë duke tentuar që ta transferojnë 19-vjeçarin.

“E duam këtu Eric Garcian. E dimë se tema ekonomike në klub është e komplikuar”, tha ai. 

(Kosova Sot Online)