Barcelona bën ofertë të re por më të vogël për mbrojtësin e Man City

  • A.P /
  • 04 October 2020 - 13:25
Barcelona bën ofertë të re por më të vogël për mbrojtësin e Man City

Barcelona ka habitur duke bërë ofertë re por dukshëm më të vogël se oferta e kaluar për qendërmbrojtësin e Manchester City, Eric Garcia.

Oferta e re e Barçës nënkupton se transferimi i mbrojtësit të ri spanjoll në Camp Nou do të dështojë.

City e kishte refuzuar ofertën e kaluar të Barçës në vlerë 8 milionë euro, plus 2 milionë euro bonuse për Garcian.

Dhe tani, Barcelona ka bërë ofertë të re në vlerë 5 milionë euro, plus bonuse që nuk e arrijnë shifrën e ofertës së kaluar prej 10 milionë euro.

Gjiganti i Premierligës e vlerëson mbrojtësin spanjoll me çmim prej 30 milionë eurove.

Garcia e ka vetëm edhe një vit te mbetur në kontratën e tanishme me City dhe mund t’i bashkohet falas Barcelonës verën e ardhshme.

Barça ka kohë që e kërkon 19-vjeçarin, i cili ka qenë pjesë e akademisë së saj La Masia.

(Kosova Sot Online)