Xhaka në stol, Arsenali e pret skuadrën që s’di për fitore këtë sezon

  • A.P /
  • 04 October 2020 - 14:28
Xhaka në stol, Arsenali e pret skuadrën që s’di për fitore këtë sezon

Arsenali do të kërkojë të rikthehet te fitorja, pas humbjes kundër Liverpoolit në xhiron e fundit, kur e pret Sheffield Unitedin sot në Londër, me Granit Xhakën që është lënë në stol.

Arsenali është nikoqir i Sheffieldit, skuadrës që i ka humbur të gjitha tri ndeshjet e para këtë sezon në Premierligë, në Emirates në një ndeshje që nis në orën 15:00.

Skuadra e Mikel Artetës e nisi fuqishëm sezonin e ri duke e mundur West Hamin dhe Fulhamin, para se të ndalej nga Liverpooli.

Sheffieldi është në formë të tmerrshme, pasi u mund Wolves, Aston Villa dhe Leeds, prandaj Arsenali do të kërkojë tri pikë të plota ndaj saj sot.

Arteta ka vendosur ta lërë në stol Xhakën, i cili ka luajtur titullar vazhdimisht këtë sezon, ndërkohë që Shkodran Mustafi ende nuk është riaftësuar plotësisht nga lëndimi.

(Kosova Sot Online)