Fitore me vuajtje dhe gola të Vinicius e Benzema, nuk bind sërish Reali

  • A.P /
  • 04 October 2020 - 18:02
Fitore me vuajtje dhe gola të Vinicius e Benzema, nuk bind sërish Reali

Tjetër ndeshje e vështirë, por me tri pikë të arkëtuara. Reali e ka mundur 2-0 Levanten me golat e Vini Junior dhe Karim Benzema.

Real Madridi ka marrë tri pikë të tjera në La Liga, por sërish me vuajtje.

Ekipi i Zinedine Zidane nuk po bind në këtë fillim sezoni, por në fund ka arritur të triumfojë 2-0, goli i dytë erdhi në minutën e 95-të, pas një kundërsulmi kur Levante po e kërkonte barazimin.

I pari realizoi Vinicius Junior, i cili kishte raste të realizonte edhe het-trik në këtë takim.

Levante e vuri shumë në vështirësi Realin në pjesën e dytë, duke krijuar shumë shanse shënimi, por nuk arritën ta dërgojnë topin në rrjetë.

Kur po kërkonin golin e barazimit vendasit, Karim Benzema shfrytëzoi një kundërsulm për të shënuar për 2-0 në minutën e 95′.

Enis Bardhi luajti nga minuta e parë për Levanten dhe bëri paraqitje pozitive. 


(Kosova Sot Online)