Lexoni edhe:
Trajneri i Man United Solskjaer: E marr përgjegjësinë për humbjen turpëruese
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se Bernard Berisha i ka dyert e hapur për t’u kthyer në ekipin kombëtar dardan, pasi s’e ftoi për ndeshjet e tetorit.
Ka pasur shumë polemika se Berisha s’u ftua për shkak të problemeve personale me trajnerin, kundër të cilit festoi në humbjen e Kosovës 2:1 kundër Greqisë në një ndeshje të Ligës së Kombeve muajin e kaluar në Prishtinë.
Duke folur të hënën në një konferencë për media në kryeqytet, në prag të ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të play-off të Ligës së Kombeve për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian 2020, Challandes sqaroi se nuk e ka ftuar yllin e Akhmat Grozny për këtë takim.
Trajneri i Man United Solskjaer: E marr përgjegjësinë për humbjen turpëruese Lexoni edhe:
“Unë jam trajner dhe duhet të marr vendime që janë në të mirat për ekipin. Ai nuk është këtu për disa arsye të ndryshme”, tha Challandes.
“Unë e kam thënë dhe po e them: ne jemi një familje. Nëse ka probleme babai me njërin fëmijë, problemi duhet të mbetet në shtëpi”, shtoi ai.
“E njëjta vlen edhe për Bernardin apo ndonjë tjetër. Nuk e kam ndërmend ta shfaq personalitetin tim, në mënyra të tjera e shfaqi këtë. Janë edhe disa arsye të tjera, nuk duhet t’i cek. Kam folur një orë me Bernardin dhe shpresoj që kjo t’i shërbejë atij. Edhe për të janë dyert e hapura për të ardhmen”.
Duke iu referuar festimit të tij, Challandes nënvizoi: “Ai festim i gabuar apo i keq tashmë ka përfunduar për mua dhe nuk dua të merrem me këtë.”
(Kosova Sot Online )