Trajneri i Man United Solskjaer: E marr përgjegjësinë për humbjen turpëruese

  • S.A /
  • 05 October 2020 - 10:59
Trajneri i Man United Solskjaer: E marr përgjegjësinë për humbjen turpëruese

Ole Gunnar Solskjaer thotë se Manchester United duhet ta shikojë veten në pasqyrë, pasi vetë ai e mori përsipër humbjen turpëruese 6:1 kundër Tottenham.

United e barazoi dje rekordin për humbjen më të rëndë në shtëpi në kuadër te Premierligës.

Djajtë e Kuq luajti me 10 futbollistë për më shumë se një orë, për shkak të përjashtimit të Anthony Martial me karton të kuq.

“Është turpëruese, unë dorëzohem, është faji im. Ky nuk është Manchester United,” tha Solskjaer për SkySports.

“Ndeshjet nuk fitohen prej gabimeve individuale dhe me një paraqitje si kjo, nuk mund të them më shumë se kaq. Kur pëson humbje si kjo atëherë duhet ta shikosh veten në pasqyrë.”

(Kosova Sot Online )