Ylli i Interit pozitiv me koronavirus

  • G.G /
  • 07 October 2020 - 11:51
Ylli i Interit pozitiv me koronavirus

Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, ka dalë pozitiv në testin për Covid-19 pasi i është bashkuar ekipit kombëtar U21 të Italisë.

Sipas mediave italiane, Bastoni kishte rezultuar negativ në testin e së hënës, por pastaj kishte dalë pozitiv në testin e dytë të martën mbrëma.

Si pasojë, ai do ta bëjë edhe një test tjetër sot për ta sqaruar më mirë situatën.

Ndërkohë, Bastoni do të qëndrojë në vetizolim, i ndarë nga pjesa tjetër e ekipit kombëtar.

Ekipi kombëtar U21 i Italisë është në një kamp stërvitor në Tirrenia, para ndeshjeve kualifikuese kundër Islandës dhe Republikës së Irlandës.

(Kosova Sot Online)