Nainggolan falënderon fansat për mbështetje

  • A.P /
  • 09 October 2020 - 22:51
Nainggolan falënderon fansat për mbështetje

Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan ka falënderuar tifozët për mesazhet mbështetëse që ka marrë pasi ju konfirmua që është pozitivë me koronavirus

Zikaltërit konfirmuan se belgu u testua pozitivë me COVID-19 dhe ish lojtari i Romës postoi një mesazh në rrjetet sociale dhe falënderoi fansat për mbështetjen e tyre.

“Tung, të gjithëve”, shkroi ai. “Fatkeqësisht, jam pozitiv me Covid. Jam në izolim, kam lexuar shumë mesazhe të juve dhe sinqerisht ju falënderoj për fjalët e mira”.

“Shpresoj të kthehem shpejt”.

Nainggolan dukej se do të kthehej në Cagliari këtë verë, por presidenti i Interit, Steven Zhang, bllokoi kalimin e tij. 

(Kosova Sot Online)