“Uau! Unë luaj për Barcelonën”

  • S.A /
  • 13 October 2020 - 14:20
“Uau! Unë luaj për Barcelonën”

Sergino Dest është lojtari më i ri i skuadrës së Barcelonës, i cili u transferua verën që lamë pas nga skuadra holandeze Ajax. Dest është mbrojtës i krahut të djathtë por njëkohësisht ai është treguar i gatshëm të luajë edhe në krahun e majtë në rast që i nevojitet trajnerit Roland Koeman.

Dest ka deklaruar që ende është i emocionuar që ka bërë debutimin me klubin e Barçës, dhe që ëndrra e tij u rikthye në realitet,

 

Lojtari nga Shtetet e Bashkuara iu bashkua ekipit katalonas për 25 milionë euro, vetëm një sezon pasi që debutoi me Ajaxin ne ligën holandeze Eredivisie.

Ai debutoi me skuadrën blaugranase më 4 tetor, në minutën e 75-të kundër Sevillës, pasi e zëvendësoi Jordi Alban dhe u bë amerikani i parë që luan në një ndeshje zyrtare për Barcelonën.

“Tani kur i shikoj të gjitha ato foto dhe video, është një ndeshje e papërshkrueshme. Një moment emocional, uaa unë luaj për Barcelonën!” u deklarua Dest të hënën

19-vjeçari i bëri 38 paraqitje për Ajaxin para se të transferohej në La Liga, duke e hedhur një hap të madh për një të ri që të transferohet të një klub si Barça.

“Unë kam ëndërruar për këtë moment gjatë gjithë kohës, mendoj që mund të mësoj shumë nga lojtarët që janë këtu, sepse më të vërtetët është një ekip i madh”, përfundoi ai.

Pas ndeshjeve të kombëtareve, Dest dhe Barcelona do të përballen me Getafen dhe pastaj do të fokusohen në Ligën e Kampionëve, ku do të ndeshen kundër Ferencvaros, skuadrën për të cilën luan shqiptari Myrto Uzuni.

(Kosova Sot Online )