Mesfushori i Juventusit e godet Amerikën: E përfaqësoj një vend që s’më pranon

  • G.G /
  • 13 October 2020 - 12:13
Mesfushori i Juventusit e godet Amerikën: E përfaqësoj një vend që s’më pranon

Ylli i Juventusit dhe ekipit kombëtar të Shteteve të Bashkuara, Weston McKennie, thotë se ndien sikur luan për një vend i cili nuk e pranon atë për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Mesfushori i talentuar ka qenë i zëshëm në thirrjet për barazi racore që prej fillimit të vitit 2020, duke folur publikisht disa herë që prej vdekjes së George Flyod.

McKennie e kishte vendosur një shirit të krah me mbishkrimin “Drejtësi për George” në një ndeshje për ish-klubin e vet, Schalke, në Bundesligë dhe më vonë kishte thënë se e ka për detyrë dhe përgjegjësi të flasë.

22-vjeçari e kishte kritikuar edhe presidentin e Amerikës, Donald Trump, duke e quajtur po ashtu racist dhe të paditur.

Duke folur të hënën për racizmin në Amerikën, McKennie e përsëriti se dëshiron të bëjë më shumë jashtë fushës për këtë çështje sesa asaj që kishte bërë brenda saj.

“Këtë vit, në fillim të sezonit, ne luajtëm dhe tifozët bënë zëra majmunesh ndaj nesh pas ndeshjes. Është shkatërruese”, tha MeKennie.

“U ktheva në shtëpi në Dallas dhe kam frikë të udhëtoj natën sepse nuk e di se çfarë do të ndodhë nëse policia me ndal. Unë po e përfaqësoj një vend mbase as që më pranon mua për shkak të ngjyrës së lëkurës”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)