Ronaldo infektohet me koronavirus

  • E.K /
  • 13 October 2020 - 16:30
 Ronaldo infektohet me koronavirus

Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me koronavirus në rezultatet e marra nga Kombëtarja e Portugalisë.

Sulmuesi i Juventusit luajti për ekipin e tij kombëtar në dy ndeshjet e fundit, fillimisht në miqësoren ndaj Spanjës dhe më pas kundër Francës në Ligën e Kombeve.

Të dyja ndeshjet përfunduan pa gola, por 35 vjeçari tash është jashtë për ndeshjen ndaj Suedisë nesër mbrëma.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk ka shfaqur fare simptoma dhe tash do të mbetet i vetëizoluar për dy javë.

Ai është në mesin e disa lojtarëve të Juventusit që kanë dalë nga hoteli pa leje dhe i është bashkuar Portugalisë.

Edhe tek Juve kanë qenë disa raste me koronavirus para një jave.

Pasi të dalë nga izolimi mund t’i bashkohet ekipit të Juventusit

(Kosova Sot Online)