Shaqiri shpjegon arsyen se përse nuk u largua nga Liverpooli

  • S.A /
  • 13 October 2020 - 16:14
Shaqiri shpjegon arsyen se përse nuk u largua nga Liverpooli

Xherdan Shaqiri ka treguar se vendimi për të qëndruar te Liverpool ka qenë i tij.

Ylli i kombëtares së Zvicrës ka treguar se në momentet e fundit të afatit kalimtar, i cili tashme është i mbyllur, ka vendosur të qëndronte te skuadra angleze.

28-vjeçari nuk e ka vendin e garantuar në planet e trajnerit Jurgen Klopp, por ai megjithatë vendosi ta vazhdojë eksperiencën në “Anfield Road”.

“Ne jemi këtu për t’i luajtur ndeshjet me Kombëtaret dhe nuk dëshiroj të flas shumë rreth Liverpoolit”, deklaroi Shaqiri, i cili është i grumbulluar me “Helvetikët”.

“Ne do të luajmë kundër Gjermanisë, një ekip i shkëlqyeshëm. Kështu që do të dëshiroja të flisja më shumë rreth ndeshjes kundër Gjermanisë apo për ndeshjet e Kombëtares”, vazhdoi ai.

“Unë do të rikthehem në kampin e ushtrimeve te Liverpooli pas ndeshjeve me Kombëtaren dhe do te përpiqem t’i tregoj aftësitë e mia, të cilat i kam dëshmuar disa herë, po ashtu edhe te ekipi anglez. Ky është qëllimi im”, nënvizoi futbollisti nga Zhegra e Gjilanit.

Zvicra do të përballet në kuadër të Ligës së Kombeve me Gjermaninë sonte.

Shaqiri pas arritjes në Liverpool nga Stoke City në vitin 2018 i numëron 42 paraqitje për të Kuqtë, duke i ndihmuar ata në disa ndeshje kur i është dhënë rasti.

(Kosova Sot Online )