Greqi – Kosovë, dalin formacionet zyrtare

  • E.K /
  • 14 October 2020 - 19:50
 Greqi – Kosovë, dalin formacionet zyrtare

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të ekipit kombëtar të Greqisë dhe atij të Kosovës para ndeshjes së sontme në Ligën e Kombeve.

Verdhekaltrit do t’i sfidojnë grekët në Athinë në ndeshjen që do të fillojë në orën 20:45, e vlefshme për Grupin 3 të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Trajneri Bernard Challandes ua ka dhënë rastin disa futbollistëve të rinj, prej tyre do të debutojë Loshaj, ndërsa nga minuta e parë luan edhe Kastrati.

Duhet cekur se Kosova do të hyjë në këtë ndeshje me 10 mungesa dhe atë disa prej lojtarëve kryesorë.

Përballjen e parë në mes të këtyre dy ekipeve e kishin fituar grekët në shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultat 2:1.

(Kosova Sot Online)