Lexoni edhe:
Trepça e fiton duelin e parë me AS Prishtinën, është më afër Superligës
Nënshkrimi i ri i Romës, Borja Mayoral thotë se Zinedine Zidane dëshironte që ai të rrijë në Real Madrid, derisa ai mendon se mund të luajë si partner i Edin Dzekos në klub
“Dëshiroj që ta falënderoj Fiengan dhe klubin që ma dha mundësinë që të jemi këtu sot. Dëshiroja më të vërtetë që ti bashkohesha Romës”, tha ish lojtari i Real Madridit gjatë prezantimit zyrtar të tij të mërklurën.
Trepça e fiton duelin e parë me AS Prishtinën, është më afër Superligës Lexoni edhe:
“Erdha pak vonë, por më e rëndësishme është se jam këtu tani”.
Spanjolli ju bashkua Romës në një marrëveshje huazimi dy vjeçare me vlerë dy milionë euro me Romën të cilët kanë mundësi që ta blejnë kartonin e lojtarit.
“Gjatë verës agjenti i imë me informoi rreth interesimit të Romës dhe disa klubeve tjera, por ky klub me bëri përshtypje, normalisht me joshi dhe me bindi”.
“Real Madridi dëshironte që unë të qëndroj, por në fund ata me lejuan të largohem dhe biseda me Fiengan dhe trajneri ishte vendimtari që mori vendimin. Po ashtu dëshiroj ta falënderoj Real Madridin që lejoi largimin tim dhe ja ku jam sot”.
“Në verë unë e shpreha dëshirën që të largohem nga klubi sa më shpejt që mundem. Kjo erdhi pas një takimi me Zinedine Zidane, i cili shprehi dëshirën që unë të qendrojë sa më gjatë në klub. Dëshira e ime ishte të largohet, pasi që kështu mendova do të kem më shumë mundësi të rritem duke luajtur për një klub tjetër”.
(Kosova Sot Online)