11-shja me COVID-19

  • G.G /
  • 16 October 2020 - 13:12
11-shja me COVID-19

Viti 2020 do të mbahet mend si viti i pandemisë së koronavirusit, që ka paralizuar gjithë botën.

COVID-19 e ka prekur edhe futbollin, si në aspekt financiar te klubet, duke i mbyllur stadiumet, duke i shtyre ndeshjet dhe duke i infektuar edhe futbollistë.

Derisa sfidat po zhvillohen ende pa tifozë, klubet po përballen me mungesë edhe të futbollistëve për shkak të këtij virusi, të cilat janë të detyruara që kohë pas kohe, të luajtën me ata lojtarë që nuk janë të prekur.

Që nga fillimi i sezonit 2020/21, shumë futbollistë janë prekur nga COVID-19, i fundit është Cristiano Ronaldo i Juventusit, i cili tashmë është vet-izoluar dhe mund të humbasë ndeshjen kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Edhe Zlatan Ibrahimovic i Milanit është prekur nga ky virus, deri më poshtë e keni 11-shen e futbollistëve më të mirë që kanë rezultuar deri më tani pozitiv me COVID-19.

Portier: Keylor Navas
Mbrojtësit: Marquinhos, Jose Gimenez, Matthjis de Ligt, Jose Gaya
Mesfushorët: Paul Pogba, Thiago Alcantara, Paulo Dybala
Sulmuesit: Neymar, Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe

Por ka edhe shumë lojtarë tjerë të famshëm të cilët kanë rezultuar pozitiv si Sadio Mane, Zlatan Ibrahimovic, Hudson-Odoi, Blase Matuidi, Ezequiel Garay, Guendouzi, Angel di Maria, Daniele Rugani, Skriniar, Andriy Lunin etj. 

(Kosova Sot Online)