Zbulohet plani i Barcelonës për ta transferuar Mbappen

  • E.K /
  • 16 October 2020 - 14:27
Zbulohet plani i Barcelonës për ta transferuar Mbappen

Barça gjithashtu është duke e monitoruar Mbappen. Reali raportohet se është favorit, derisa e duan edhe Jurgen Kloppi dhe Pep Guardiola.

Pas Real Madridit dhe Liverpoolit, në verën e vitit 2021, duket se edhe Barcelona do të tentojë për Kylian Mbappen.

AS raporton se nëse Victor Font zgjidhet president i ri i Barcelonës do ta shndërrojë Mbappen në objektivin kryesor për ta transferuar në vitin 2021.

Sido që të jetë, raportohet se Real Madridi është favorit për ta blerë fituesin e Kupës së Botës, por Barça do të përdorë të gjitha kartat.

Liverpool dhe Manchester City gjithashtu e duan talentin e PSG-së. 

(Kosova Sot Online)