Reagon Solskjaer pasi Pogba sërish shprehu dëshirën për të luajtur në Madrid

  • E.K /
  • 16 October 2020 - 14:08
Reagon Solskjaer pasi Pogba sërish shprehu dëshirën për të luajtur në Madrid

Ole Gunnar Solskjaer është i bindur se Pogba do të qëndrojë në United të paktën edh dy sezone

Sa herë që Paul Pogba përmend Real Madridin, trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, reagon fuqishëm publikisht dhe me plot bindje thotë se ai do të qëndrojë edhe disa vite te “Djajtë e Kuq”.

Ditë më parë, Pogba, ashtu si vitin 2019, publikisht përsëriti dëshiron për ta veshur fanellën e Realit dhe të punojë me Zinedine Zidane.

Por, kjo nuk do të ndodhë, të paktën edhe dy sezone, pasi francezit i skadon kontrata në vitin 2022.

“Paul është lojtari ynë, ai do të qëndrojë këtu edhe për dy vite”, tha Solskjaer.

“Jam i sigurt se Paul është i fokusuar që të bëjë më të mirën për ne dhe të gjithë duam të shohim më të mirën nga Pogba dhe jam i sigurt se për disa vite do ta nxjerrim më të mirën nga ai”.

(Kosova Sot Online)