“Cavani është i duhuri për Unitedin”

  • G.G /
  • 17 October 2020 - 13:13
“Cavani është i duhuri për Unitedin”

Ish sulmuesi i Manchester United, Louis Saha, e ka mirëpritur transferimin e sulmuesit, Edinson Cavani dhe mendon se ai do ta ndihmojë ekipin e Ole Gunnar Solskjaer ta tejkalojnë startin e dobët të sezonit.

Cavani u transferua te Man United si lojtar i lirë në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

“Jam i entuziazmuar për këtë transferim”, u shpreh Saha për Goal. “Do të kisha dashur të ishte blerë në vitin 2019, e kam ndjekur atë që kur ishte te Napoli. Jam Parisien dhe i kam parë shumicën e 200 golave që i ka shënuar. Ai konsiderohet legjendë te PSG”, u shpreh Saha.

“Ai është garanci (për sulmin). Cavani të jep fuqi me lëvizjet që bën, aftësitë për t’i vënë në pozitë të vështirë mbrojtësit, dhe shënon gola. Ai është blerje e mirë”. 

(Kosova Sot Online)