Reagon Evertoni, James asiston, Keane shënon

  • E.K /
  • 17 October 2020 - 14:54
Reagon Evertoni, James asiston, Keane shënon

Evertoni e ka barazuar në 1-1 rezultatin kundër Liverpoolit në ‘Goodison Park’.

Pas tre minutave lojë, vendasit në super formë në këtë start të sezonit, u befasuan nga Sadio Mane.

Mane e shfrytëzoi një pasim të Robertson, për ta dërguar topin në rrjetë për 1-0.

Por, në minutën e 19’, Evertoni reagoi dhe e barazoi rezultatin në 1-1.

James Rodriguez harkoi bukur nga këndi, në zonë u gjend mbrojtësi, Keane që shënoi me kokë për 1-1, 

(Kosova Sot Online)