Del në pah puna e Mourinhos, Reguilon me asist fantastik për Kane dhe gol për 3-0

  • A.P /
  • 18 October 2020 - 18:00
Del në pah puna e Mourinhos, Reguilon me asist fantastik për Kane dhe gol për 3-0

Jose Mourinho ka punuar shumë sezonin e kaluar për të ndërtuar një Tottenham të frikshëm dhe rezultatet po shihen tashmë, të paktën në këtë fillim sezoni në Premierligë.

Pas 20 minutave lojë, Tottenhami po e mposhtë 3-0 West Ham Unitedin.

Pas 45 sekondash lojë, Heung-Min Son e dërgoi mjeshtërisht një goditje në rrjetën e Lukasz Fabianski, për rezultatin 1-0.

Pak minuta më vonë, në atë të 8’, ka shënuar edhe Harry Kane, për 2-0.

I njëjti, në minutën e 16’  e dërgoi sërish topin në rrjetë, për të konfirmuar dominimin e Tottenhamit që këtë edicion, nuk do të jetë vetëm top katërshja, por edhe titulli.

(Kosova Sot Online)