Calhanoglu jashtë fushës për 10 ditë

  • A.P /
  • 20 October 2020 - 19:37
Calhanoglu jashtë fushës për 10 ditë

Sipas Sky Sport Italia, Milan do të jetë pa Hakan Calhanoglu për të paktën 10 ditë pasi që ai pësoi lëndim në kyçin e këmbës

Turku pësoi lëndim gjatë stërvitjeve të  mbrëmjes së stome.

Tani, raportohet se testet mjekësore tregojnë për një lëndim të lehtë në kyçin e këmbës për të paktën 10 ditë.

Kjo do të thotë se Calhanoglu pritet që të mungojë në ndeshjen e radhës kundër Celticut, Romës dhe Sparta Prague, pra ndeshje të Serie A dhe Europa Ligë.

Ai po ashtu është në dyshim për t’u paraqitur kundër Udineses, kështu që ka mundësi që të kthehet pas pushimit në ndeshjet e Kombëtareve në nëntor.

Mesfushori kishte një fillim të mirë këtë sezon, duke kontribuar me katër gola dhe tre asiste në shtatë ndeshje. 

(Kosova Sot Online)