Fati: Po vazhdojë të mësoj nga Messi

  • S.A /
  • 21 October 2020 - 09:55
Fati: Po vazhdojë të mësoj nga Messi

Ansu Fati ka thënë që ende vazhdon të mësojë nga kapiteni Lionel Messi, i cili theu edhe një rekord mbrëmë.

Messi është lojtari i parë i cili shënon gol në 16 ndeshje hapëse të Ligës së Kampionëve për skuadrën e Barcelonës.

Fati shënoi golin e dytë, duke u bërë kështu lojtari i parë që i ka shënuar dy gola në Ligën e Kampionëve para se t’i mbushë 18 vjet.

“Messi është ende Messi, ai mund të shënojë nga çdo pozitë”, u deklarua Fati pas ndeshjes

“Ne jemi të lumtur që e kemi atë me ne dhe unë vazhdoj të mësoj prej tij”.

“Ne kemi filluar me një fitore të mirë, ne duhet të vazhdojmë kështu”, shtoi ai

Barcelona tani do të kthejë vëmendjen te El Clasico kundër Real Madridit të shtunën.

(Kosova Sot Online )