Në vend se të ishte i izoluar dhe larg të tjerëve, Ronaldos i bëjnë vazhdimisht foto

  • E.K /
  • 24 October 2020 - 13:56
Në vend se të ishte i izoluar dhe larg të tjerëve, Ronaldos i bëjnë vazhdimisht foto

Doli pozitiv sa ishte me Portugalinë, vazhdon të jetë edhe sot pozitiv në Torino.

Ronaldo ka humbur sfidat e fundit të Juventusit për shkak të infektimit me koronavirus.

Ai doli sërish pozitiv të premten dhe do të humbasë sfidën e vikendit, derisa gjasat janë të vogla që të shërohet për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës.

Sido që të jetë, çdo kush që del pozitiv, zakonisht urdhërohet të izolohet, të qëndrojë larg të tjerëve.

Këtë, duket se nuk po e aplikon Cristiano Ronaldon për familjen e vet, të paktën kështu tregojnë veprimet që kur ka rezultuar pozitiv.

Atij gjithmonë i ka bërë një person foto, ani pse nuk duhet të qëndrojë afër tij, diçka që e konfirmon më së miri se distanca në këto ditë e CR7 nga të tjerët, nuk ka qenë fort e mirë siç kanë bërë në të kaluarën shumë futbollistë, duke mos pasur kontakte fizike me asnjë prej familjarëve deri në testin negativ,

(Kosova Sot Online)