Tjetër gabim nga Manchester City

  • S.A /
  • 24 tetor 2020 - 16:24
Tjetër gabim nga Manchester City

Vetëm një pikë në udhëtim te West Ham, City i Guardiolës nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri.

Është mbyllur tashmë sfida mes West Ham United dhe Manchester City, e vlefshme për xhiron e gjashtë në Premierligë.

Të besuarit e Pep Guardiolës, pas fitores kundër Arsenalit, janë ndalur me një barazim në udhëtim te West Ham, i dyti këtë sezon, derisa kanë pësuar edhe një humbje.

Pas pesë ndeshjeve, pasi City ka një ndeshje më pak të zhvilluar – City ka vetëm 8 pikë, kjo tregon më së miri formën e dobët të ekipit të Guardiolës në këtë start të sezonit.

Pas 18 minutave lojë, Michail Antonio ka treguar klasin e tij duke shënuar një gol shumë të bukur për t’i shokuar mysafirët.

Ekipi i Pep e barazoi rezultatin në pjesën e dytë.

Me të hyrë në lojë, në pjesën e dytë, Phil Foden bëri diferencën.

Ai shënoi golin e barazimit për mysafirët në minutën e 52’, për t’i dhënë shpresa të tijve që të dalin me tri pikë nga stadiumi i Londrës.

Por, kjo nuk ndodhi pasi pavarësisht tentimeve deri në fund, City nuk arriti ta gjejë edhe njëherë rrjetën, për t’u larguar me një pikë që në total shkon në kuotën e 8 pikëve.

(Kosova Sot Online )