Barça me Ansu Fati, Reali me Vinicius – formacionet

  • S.A /
  • 24 October 2020 - 15:10
Barça me Ansu Fati, Reali me Vinicius – formacionet

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Barcelona dhe Real Madridi janë gati për “El Clasicon” numër 245, që do të zhvillohet në ‘Camp Nou’.

Takimi i ditës së shtunë është i 181-ti në historinë e ligës spanjolle dhe Barça do të bëj çmos për të përfituar nga momenti jo i mirë që po kalojnë kampionët në fuqi, për të barazuar bilancin e përgjithshëm të fitoreve, në 73-73 në ndeshjet ndërmjet tyre në Primera Division (La Liga).

Kjo është El Clasico e parë për këtë sezon në kampionatin spanjoll, megjithatë të dy ekipet do të paraqiten pas humbjeve respektive që pësuan me Getafen dhe Cadizin javën e kaluar.

Reali do të jetë pa Eden Hazardin dhe Dani Carvajalin, derisa Barcelona i ka të gjithë të gatshëm, por nuk starton Antoine Griezmann.

Në sulm startojnë Pedri, Messi dhe Ansu Fati.

Për Reali, në sulm startojnë Benzema, Vinicius dhe Asensio.

Befasia është lënia në stol e Antoine Griezmann nga Ronald Koeman dhe e Luka Modric nga Zinedine Zidane.

(Kosova Sot Online )