Neymari do të mungojë disa ndeshjes, pas lëndimit kundër Basaksehir

  • S.A /
  • 29 October 2020 - 09:56
Neymari do të mungojë disa ndeshjes, pas lëndimit kundër Basaksehir

Neymari mund të mungojë në disa ndeshje për Paris Saint-Germain, pas një lëndimi që e pësoi në fitoren e skuadrës së vet kundër Istanbul Basaksehir të mërkurën në Ligën e Kampionëve, ka zbuluar trajneri i vet Thomas Tuchel.

Përfaqësuesi i Brazilit e ndjeu një shqetësim në kofshën e këmbës së majtë dhe u zëvendësua nga Pablo Sarabia si masë parandaluese pas vetëm 26 minutave në stadiumin Fatih Terim.  Shefi i La Ligës: Bartomeun e udhëhoqi Florentino Perez

PSG-ja do t’i zhvillojë tri ndeshje në 10 ditët e ardhshme, kundër Nante dhe Rennes në Ligue 1 dhe kundër RB Leipzig në Ligën e Kampionëve.

Tuchel është i shqetësuar se Neymarin, i cili i shënoi dy gola dhe i dha tri asiste në gjashtë ndeshje këtë sezon, nuk do të luajë në ndeshjet e lartpërmendura.

“Ishte e nevojshme ta largoja nga loja. Tani duhet t’i presim testet. Ai nuk kishte dhimbje serioze, por ndjeu një shqetësim”, tregoi Tuchel.

“Për shkak të orarit të ndeshjeve, ai mund të mungojë në disa ndeshje, edhe pse nuk jam i sigurt në këtë çast”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )