Lexoni edhe:
Këshilltari shkencor: Po jua them troç, Francës nuk do t’i mjaftojë një muaj izolim
Mosmarrëveshjet mes lojtarëve të Real Madridit po vazhdojnë të dalin në sipërfaqe. Duket sikur Karim Benzema e urren të luajë përkrah Vinicius Juniorit, të cilit nuk ia pasoi asnjë top për 45 minuta të plotë në ndeshjen e fundit.
Benzema u kap nga kamerat e Telefoot në tunel pas pjesës së parë të ndeshjes mes Real Madridit dhe Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve, duke i dhënë mbrojtësit Mendy të mos ia pasoj topin Viniciusit.
Sulmuesi brazilian e vazhdoi formën e dobët duke humbur shumë mundësi për të shënuar dhe duke mos qenë vendimtar për skuadrën e Zinedine Zidane as në barazimin e Real Madridit 2:2 me Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve të martën.
Këshilltari shkencor: Po jua them troç, Francës nuk do t’i mjaftojë një muaj izolimLexoni edhe:
Ai i shpërdoroi mundësitë për t’ia siguruar Realit fitoren e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve dhe pakënaqësinë me të e ka shprehur edhe Benzema tek bashkëlojtarët e tjerë.
Derisa Mendy ia pasoi topin tri herë Vinicius, Benzema e injoroi plotësisht.
Sipas MARCA, Benzema nuk ia pasoi topin asnjëherë Vinicius në pjesën e dytë.
Pritet të shihet se çfarë ndikimi do të ketë e tërë kjo në skuadrën e Real Madridit, por Benzema e ka lënë një mesazh të koduar në rrjetet sociale tashmë.
Francezi shkroi: “Derisa qentë lehin, nëntëshi kalon”.
(Kosova Sot Online )