Daku kërkohet nga klubet e Seria A

  • G.G /
  • 29 October 2020 - 12:42
Daku kërkohet nga klubet e Seria A

Mirlind Daku është duke shkëlqyer te skuadra e Ballkanit, i cili është i huazuar nga klubi kroat Osijek, duke i bërë disa klube italiane të shfaqin interesim për të.

Daku këtë fillim sezoni ka shënuar 15 gola në vetëm tetë ndeshje, i cili është duke kaluar në një formë të shkëlqyer të klubi suharekas.

Pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse, disa klube të mëdha nga Seria A kanë shfaqur interesim për të, sipas gazetës italiane Calciomercato, Lazio dhe Torino kanë shfaqur interesim për lojtarin kosovar, i cili është në pronësi të klubit kroat Osijek.

Në rast së ai do të transferohet të njëri nga klubet të cilat kanë shfaqur interesim për të, Daku do të luante përkrah bashkëkombëseve të tij.

Të skuadra e Torinos luajnë dy përfaqësuesit e Kombëtares së Kosovës, mbrojtësi i krahut të djathë, Mërgim Vojvoda dhe portieri Samir Ujkani.

Ndërsa të skuadra e Lazios, ai mund të luajë përkrahë sulmuesit Vedat Muriqit, i cili u transferua verën që lamë pas nga skuadra e Fenerbahçes.

Në rast së Daku do të transferohet në Seria A, do të jetë përfaqësuesi i katërt në këtë sezon që luan në këtë kampionat.

(Kosova Sot Online)