Skuadra e Lirim Kastratit nxjerr një barazim të madh në Moskë

  • A.P /
  • 29 October 2020 - 21:09
Skuadra e Lirim Kastratit nxjerr një barazim të madh në Moskë

Dinamo Zagreb ka nxerr një barazim të madh në Moskë ku ka barazuar me rezultat 0-0, në një ndeshje ku Dinamo me pak fat ka mundur që edhe ta fitojë ndeshjen

Dinamo Zagreb ka barazuar edhe në ndeshjen e dytë të Europa Ligës.

Pasi barazoi kundër Feyenordit në ndeshjen e parë në Zagreb në Maksimir, Dinamo Zagreb e ka marrë edhe një barazim tjetër në Moskë sonte, kundër favoritit të grupit, CSKA Moskës.

Pjesa e parë shkoi në dominim të CSKA Moskës e cila disa herë rrezikoi portën e Dinamos

Njëjtë ishte edhe në pjesën e dytë ku rusët patën 18 tentime për gol, ku 7 goditje përfunduan në kornizën e portës.

Lirim Kastrati luajti në këtë ndeshje nga minuta e 80-të pasi që nuk startoi sot.

Me këtë barazim Dinamo mbetet në vendin e tretë me pikë të barabarta me CSKA Moskën derisa në vendin e parë është Wolfsbergerer që e dekalasoi në Holandë sonte skuadrën e Feyenord me rezultat 1-4. 

(Kosova Sot Online)