Lexoni edhe:
Gënjeshtra e radhës për 3% e Isa Mustafës dhe Bujar Bukoshit
Isco, Jovic, Vinicius dhe Odriozola, nuk po e ndihmojnë Real Madridin e Zinedine Zidane. Ata shihen si problemi i Los Blancos. Kampioni i La Ligës nuk e ka nisur mbarë sezonin e ri.
Ndeshje me pak gola, humbje, barazime – e bëjnë këtë skuadër të Realit shumë të zbehtë për pjesën tjetër të edicionit.
Gënjeshtra e radhës për 3% e Isa Mustafës dhe Bujar BukoshitLexoni edhe:
MARCA ka analizuar gjithë ekipin dhe ka ardhur në përfundim se përveç 11-shes titullarë, te Reali nuk po funksionojnë as zëvendësuesit që shpesh përgjatë sezonit, janë ata që çdo skuadre i sigurojnë pikë, dhe pse jo edhe titullin.
Dikur Zizu bënte shumë rrotacione dhe kishte rezultate, sot rrotacionet vazhdon t’i bëjë, por rezultate nuk merr.
Isco, Jovic, Vinicius dhe Odriozola në katër pika kyçe të një ekipi nuk po funksionojnë.
Isco asnjëherë nuk po arrin të bëjë dallimin sa herë që Zidane i jep hapësirë dhe ka nevojë urgjentisht për një zëvendësues të tij.
Jovic tashmë ka humbur besimin e Zizu dhe nuk e sheh të denjë për ta zëvendësuar Karim Benzeman. Atij i është dhënë shpesh rasti, por nuk ka arritur të bëjë dallimin dhe Reali ka nevojë urgjentisht për një tjetër 9-sh.
Sipas MARCA Vinicius është një tjetër problem, braziliani nuk ka treguar shumë nga talenti që posedon dhe në mungesë të Een Hazard nuk ka arritur ta ndihmojë skuadrën, diçka që i ka kushtuar Realit.
Problemi tjetër është Alvaro Odriozola. Asnjëherë nuk ka arritur ta mbulojë hapësirën e lënë bosh nga Dani Carvajal. Pas lëndimit të Carvajal u dëmtua edhe ai dhe Reali nuk ka pasur një mbrojtës të djathtë dhe vazhdon të mos ketë, andaj vitin 2021 Los Blancos do të kërkojnë zëvendësim.
Sido që të jetë, Zizu është i bindur se do ta bashkojë ekipin dhe do të gjejë formulën e suksesit.
(Kosova Sot Online )