Me vështirësi, por Man City rrëmben pikët e plota

  • S.A /
  • 31 October 2020 - 16:22
Me vështirësi, por Man City rrëmben pikët e plota

Një gol, tri pikë – City kryen misionin në “Bramall Lane”.

Pas barazimit me West Ham United, Manchester City nuk ka lejuar një tjetër befasi.

Të besuarit e Pep Guardiolës kanë triumfuar në udhëtim te Sheffield Utd, edhe pse me shumë vështirësi – sfidë që përfundoi 0-1.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve e realizoi mbrojtësi i djathtë, Kyle Walker.

Ai e shndërroi në gol një asist të Kevin de Bruyne.

Kjo fitore do të kthejë moralin e lojtarëve të Man City, që nuk e kanë nisur mirë sezonin në Premierligë pasi morën vetëm fitoren e tretë në gjashtë ndeshje – kanë dy barazime dhe një humbje. 

(Kosova Sot Online )