Futbolli në Argjentinë rikthehet pas 7 muajsh, gjithçka nisi me festën për Maradonën

  • S.A /
  • 31 tetor 2020 - 16:24
Futbolli në Argjentinë rikthehet pas 7 muajsh, gjithçka nisi me festën për Maradonën

Pas 7 muajsh pushim i detyruar për shkak të pandemisë, topi ka filluar të lëvizë edhe në Argjentinë, ku mbrëmjen e djeshme është zhvilluar ndeshja mes Gimnasia La Platas dhe Patronatos, e vlefshme për Kupën e Ligës.

Nuk mund të mungonte edhe festa për ditëlindjen e 60 të Diego Armando Maradonës, i cili është aktualisht trajner i Gimnasias dhe pasi mori urime nga e gjithë bota, shijoi edhe një kordon nderi nga futbollistët e të dy skuadrave, si dhe banderola të shumtë urimi në shkallët e stadiumit.

Legjenda e futbollit argjentinas ka fikur qirinjtë në dy torta para ndeshjes, njërën të bërë dhuratë nga klubi i Gimnasias dhe tjetrën nga Federata Argjentinase e Futbollit, ndërsa mori edhe dhuratat e përgatitura për të.

Rreth 500 tifozë tentuan të hyjnë në stadium dhe të marrin pjesë në festën e ditëlindjes së Maradonës, por u ndalën nga policia e vendosur në perimetrin e stadiumit, ndërsa në fushë Gimnasia fitoi me rezultatin 3-0, duke I bërë një tjetër dhuratë trajnerit.

(Kosova Sot Online )