Francesco Totti infektohet me koronavirus

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 14:48
Francesco Totti infektohet me koronavirus

Francesco Totti është infektuar me koronavirus të hënën, më pak se një muaj pasi i vdiq babai nga kjo pandemi.

Ish-kapiteni legjendar i Romës, është duke punuar si skaut për zbulimin e talenteve të reja në futboll që prej pensionimit, e ka dalë pozitiv në testin e bërë për Covid-19.

Totti thuhet t’i ketë përjetuar disa simptoma tashmë, si ethe dhe lodhje.

Megjithatë, gjendja e tij e përgjithshme shëndetësore është e mirë.

Në tetor, Tottit i vdiq babai në moshën 76-vjeçare pas infektimit me koronavirus.

Ai vuante nga disa sëmundje të tjera përcjellëse, megjithatë, përfshirë diabetin. 

(Kosova Sot Online)