Maradona shtrihet në spital, ja cila është gjendja e tij

  • S.A /
  • 03 November 2020 - 08:28
Maradona shtrihet në spital, ja cila është  gjendja e tij

Legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona, është shtrirë në një spital në Argjentinë për shkak të problemeve shëndetësore (që nuk janë bërë të ditura).

Megjithatë, mjeku i tij ka sqaruar se gjendja e legjendës nuk është e lidhur me coronavirusin – raporton The Guardian.

Ikona argjentinase, i cili është trajner i klubit Gimnasia y Esgrima, është dërguar në klinikën Ipensa clinic në La Plata që ndodhet dhjetëra kilometra larg Buenos Airesit. Doktori i tij, Leopoldo Luque, ka thënë se 60-vjeçari është shtrirë në spital për t’iu nënshtruar disa ekzaminimeve mjekësore

“Ai nuk është miri psikologjikisht dhe kjo ka ndikuar në mirëqenien e tij fizike… Duke e sjellë këtu, i ndihmon. Është shumë vështirë të jesh Maradona”, ka thënë mjeku. 

(Kosova Sot Online