LDK- në luftë me ndërkombëtarët, në gjueti të kapjes së institucioneve të pa varura për ti shpëtuar të inkriminuarit nga ballafaqimi me ligjin

LDK- në luftë me ndërkombëtarët,  në gjueti të kapjes së institucioneve të pa varura për ti shpëtuar të inkriminuarit nga ballafaqimi me ligjin
LDK- në luftë me ndërkombëtarët,  në gjueti të kapjes së institucioneve të pa varura për ti shpëtuar të inkriminuarit nga ballafaqimi me ligjin

Muhamet Kelmendi

  • 03 November 2020 - 07:18

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Këtu kemi veprime tipike hakmarrëse dhe me qëllim për të kapur të gjitha postet dhe pushtetin nga LDK. E tërë kjo ka për qëllim sigurimin e udhëheqësisë së vjedhësve, keqpërdoruesve e kriminelëve të LDK-së nga ndjekjet penale dhe konfiskimi i pasurisë. Dhe, këtej do të vazhdon kjo rrugën deri në spastrimin total të të gjitha dikastereve të pushtetit, në mënyrë që duke vjedhur të pasurohen në përmasa të mëdha.

-Në këtë kuadër të fokusimit për kapjen e shtetit, edhe nga kjo klasë politike në koalicion, janë shkarkimet e fundit nëpër agjenci të ndryshme të bëra nga z. Hoti. Ndërsa, AAK e Kosovës, në këtë gjendje vetëkuptohet pse është shkarkuar. Qëllimi është për të vepruar në spastrimin e mekanizmave të shtetit, të agjencive dhe të bordeve nga njerëzit që nuk janë të LDK-së, apo të familjeve të këtyre në pushtet. Këtu jo vetëm që është kundërshtuar nga ambasadori i SHBA-së në Kosovë, por kërkohet të kundërshtohet edhe nga partitë në pushtet dhe në opozitë. Tash thuhet se të gjitha ministritë janë të mbushura me militantët e LDK-së dhe pakë edhe të PDK-së. Nuk mundë të gjesh Ministri që nuk ka më shumë njerëz nga LDK se sa subjektet tjera politike.

Të gjitha shkollat në Kosovë i kanë drejtorët kryesisht nga LDK. Akademia -ASHAK, me tërë të ashtuquajturit akademik vjen nga LDK. Po që se i marrim akademikët veç e veç, nuk kanë punime të botuara për thirrje akademike. Me një libër shkollor apo universitar nuk fitohet titulli i akademikut. Shembulli ashtë konkret dhe skandaloz. Isa Mustafa, pastaj edhe Nexhat Daci e dacat e tjerë që fare nuk kanë punime. Dhe nëse konkurron të pranohesh në Akademi pa qenë i LDK-së nuk pranohesh. Isha vetë i interesuar për këtë titull, por mu ka thënë se kotë konkurron, derisa nuk jam i afër me ata në Akademi, si dhe me LDK-në, pavarësisht nga punime dhe veprat që i kam të botuara.

Këtej, me këtë gjendje nuk pritet ndonjë përmirësim në fushat e arsimit, nëpër agjenci dhe nëpër drejtori, në polici, në AKI , nëpër prokurori dhe në gjykata. Aty po largohen edhe pak ato forca që nuk janë afër me LDK-ën. Për fat të keq të PDK-se edhe kuadrot e tyre po largohen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".