“Maradona pritet që të operohet në tru”

  • S.A /
  • 04 November 2020 - 08:33
“Maradona pritet që të operohet në tru”

Diego Armando Maradona duhet që të operohet në tru për të hequr një mpiksje gjaku, ka konfirmuar shoku i tij dhe menaxheri. “Ai ka pasur një goditje në kokë dhe për këtë ka përdorur terapi dhe vuan nga insomnia”.

Raportet vinë nga Argjentina që ai do të hy në operim sonte pasi që një fotografim me CT ka treguar se ai vuan na hematoma subdurale.

“Ai do ta këtë një operacion, derisa skanimi më CT ka zbuluar se ai vuan nga hematoma e shkaktuar nga një traumë”, ka thënë Stefano Ceci për Radio Kiss Kiss.

“Ai ndoshta ka goditur diku kokën dhe ne nuk e kemi ditur, kjo ndodh kur përdorni qetësues që ai i ka marrë pasi që vuante nga insominia. Mjekët me thanë që nuk është një operacion i rrezikshëm por ai duhet të operohet sonte”.

“Ai ishte shumë keq ditët e fundit, ai ishte shumë i stresuar dhe kishte anemi. Trupi i tij e ka vënë disa herë në teste të ndryshme gjatë këtyre viteve për shkak të stilit të tij edhe pandemia nuk ka ndihmuar sidomos në anën e tyre psikologjike”.

“Ai ishte mbyllur në shtëpi për disa muaj me një kuzhinier dhe një ndihmës, ai madje nuk është takuar as me familjen e tij prej që ka filluar pandemia”.

“Të gjithë ata njerëz që e duan Zotin duhet të luten për të, ne shpresojmë që ai ta kalojë edhe këtë moment të keq në jetën e tij”, ka thënë Ceci. 

(Kosova Sot Online )