Hipokriti Hashim Thaçi kundërshton Hotin në dialog me Serbinë

Hipokriti Hashim Thaçi kundërshton Hotin në dialog me Serbinë
Hipokriti Hashim Thaçi kundërshton Hotin në dialog me Serbinë

Nexhat Haziri

  • 04 November 2020 - 07:59

Shkruan: Nexhat Haziri

Dërisa tani Kosova po përfaqësohet nga kryeministri Hoti, i cili po dëshmon një lidership të vërtettë në përfaqësimin e Kosovës në këtë proces, dhe kjo sikur po e pengon z. Thaçi i cili ka kohë që ishte mësuar që të jetë aktori i vetëm vendimmarrës në procesin e dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE. Andaj këto deklarata që vijnë nga z. Thaçi përveç që janë të vonuara, janë edhe hipokrite të cilat nuk përmbajnë asgjë serioze as për procesin e as për kohën.

-Kritikat e presidentit Thaçi në adresë të Brukselit rreth procesit të dialogut, janë kritika për konsum të brendshëm politik dhe për ta tërhequr vëmendjen e opinionit në këtë kohë ku vet z. Thaçi ka mbetur jashtë këtij procesi dhe është gjithnjë më i izoluar për shkak të propozim aktakuzës nga Gjykata Speciale kundër tij. I gjithë procesi i dialogut në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë edhe në kohën kur vendi përfaqësohej nga vet z. Thaçi ka qenë një proces jo transparent që ka prodhuar edhe marrëveshje në dëm të Kosovës dhe në favor të Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".