Barça e Juve llogarisin në fitore sonte

  • E.K /
  • 04 November 2020 - 17:41
 Barça e Juve llogarisin në fitore sonte

Gjiganti katalunas e pret sonte ekipin Dynamo Kyiv, derisa ai italian e viziton Ferencvarosin në Champions.

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshjet e xhiros së tretë në Grupet E, F, G e H.

Barcelona dhe Juventusi shihen si favoritë për t’i fituar duelet përkatëse në Grupin G.

Gjiganti katalunas e pret Dinamo Kievin dhe Messi me shokë e kërkojnë sonte fitoren e tretë radhazi.

Kurse, “Bianconeri” do ta tentojnë këndelljen pas humbjes nga Barça me një fitore në udhëtim ndaj Ferencvarosit.

Pa dyshim, klubi spanjoll dhe ai italian shihen si favoritë për të kaluar në fazën tjetër nga ky grup.

(Kosova Sot Online)