Trepça e kërkon fitoren e parë sezonale sonte

  • E.K /
  • 04 November 2020 - 17:54
 Trepça e kërkon fitoren e parë sezonale sonte

Trepça do ta kërkojë fitoren e parë të sezonit të ri sonte.

Mitrovicasit do ta presin Golden Eagle Yllin në palestrën “Minatori”, në ndeshjen që do të fillojë në orën 19:00.

“Xehetarët” i kanë pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para, ndërsa do të kenë punë të vështirë me ekipin nga Suhareka, i cili i ka dy fitore në po aq takime.

Ndërkohë, dueli tjetër i sontëm do të jetë ai në mes të Ponte Prizrenit me Pejën.

Verdhezinjtë po ashtu i kanë dy fitore dhe sonte e duan të tretën, të udhëhequr nga dyshja Dardan Berisha – Drilon Hajrizi.

Në anën tjetër, ekipi i dytë nga qyteti i lashtë i Prizrenit do të mundohet ta ndalë “stuhinë pejane”.

Ndërkaq, dy ndeshje të tjera të xhiros së tretë do të luhen nesër mbrëma.

Dueli kryesor i nesërm do të jetë ai në mes të Rahovecit dhe Sigal Prishtinës, ndërsa në ballafaqimin e fundit Bashkimi llogaritet si favorit ndaj Vëllaznimit.

(Kosova Sot Online