Lexoni edhe:
Mojeed Ewuosho, MVP i xhiros së tretë
Roberto Martínez ka konfirmuar se Eden Hazard do të jetë pjesë e Belgjikës për ndeshjet e nëntorit; miqësoren kundër Zvicrës me 11 nëntor dhe sfidat në Nations League kundër Anglisë me 15 nëntor dhe Danimarkës me 18 nëntor. Por, duke e ditur se 29-vjeçari ka vuajtur shumë nga dëmtimet që kur u transferua në Madrid nga Chelsea për 100 milionë euro, ai ka thënë se do të kujdesen për të në maksimum.
Mojeed Ewuosho, MVP i xhiros së tretëLexoni edhe:
“Ka qenë shumë pozitive për të parë se si ai është rikuperuar. Ai mund të luajë tani pa dhimbje dhe këtë e tregoi tashmë. Ai shënoi një gol të shkëlqyeshëm në kthimin e tij dhe pati një ndikim të madh kundër Interit. Ne duhet të kemi durim dhe ta mbrojmë atë, por nga ana mjekësore tani ai është mirë dhe i gatshëm të shijojë futbollin e tij”, deklaroi Martinez.
Eden po luan sezonin e dytë me Realin, por statistikat e tij janë jo të mira.
Ai është paraqitur vetëm në 25 ndeshje, ka realizuar vetëm 2 gola – diçka që tregon se është larg Hazardit të Chelseat.
(Kosova Sot Online )