Dzeko: E kam Covidin

  • E.K /
  • 06 November 2020 - 18:39
 Dzeko: E kam Covidin

Sulmuesi i Romës, Edin Dzzeko ka lajmëruar se është testuar pozitiv në koronavirus

Boshnjaku i ka dhënë një lajm të keq Paulo Ponseca ia ka dhënë një lajm të keq pasi ai ka konfirmuar se është testuar pozitiv në testet e fundit të kryera nga Roma.

“Tung, të gjithë”, ka shkruar ai në Instagram. “Fatkeqësisht jam pozitiv me COVID-19 dhe siç e dini, duhet të respektojë periudhën e karantinës”.

“Dëshiroj ti siguroj të gjithë ata që me njohin që fatmirësisht nuk kam ndonjë simptomë”.

“Për disa ditë duhet të qëndroj larg bashkëlojtarëve të mijë, por me mendje dhe zemër do të jem me ta, duke filluar nga e diela. Përpara Roma!”.

Dzeko kështu do ta humbet ndeshjen kundër Genoas që do të luhet këtë vikend dhe mandej futbollistët do të udhëtojnë për në vendet e tyre ku do të luajnë për Kombëtaret.

(Kosova Sot Online)