PSG-së i lëndohen edhe 4 futbollistë, i mbesin vetëm me 12 lojtarë në dispozicion

  • E.K /
  • 08 November 2020 - 14:29
 PSG-së i lëndohen edhe 4 futbollistë, i mbesin vetëm me 12 lojtarë në dispozicion

Paris Saint Germain regjistroi fitoren e 8-të rresht të shtunën në mbrëmje në Ligue 1 pasi mposhti Rennes me rezultatin 3-0 në Parc Des Princes, por pavarësisht kësaj problemet janë shtuar për Thomas Tuchel.

Sikur mos të mjaftonin mungesat e shumta të emrave të mëdhenj si Neymar, Mbappe, Icardi, Kimpembe, Bernat, Draxler, Verratti e Sarabia në sfidën ndaj Rennes, PSG humbi edhe 4 futbollistë të tjerë për arsye dëmtimi.

Gueye, Kean, Kehrer dhe Florenzi u larguan nga fusha të dëmtuar duke bërë që Tuchel tashmë të ketë vetëm 12 futbollistë në dispozicion nga skuadra e parë.

Fati i mirë për trajnerin e PSG është fakti që PSG do të zbresë sërish në fushë pas 2 javësh pasi është ndalesa e kombëtareve për muajin nëntor dhe disa futbollistë do të kenë mundësi të rikuperohen.

(Kosova Sot Online)