Ekipi i boksit të Kosovës udhëtoi drejt Malit të Zi për Kampionatin Evropian të të Rinjve

  • S.A /
  • 12 November 2020 - 16:15
Ekipi i boksit  të Kosovës udhëtoi drejt Malit të Zi për Kampionatin Evropian të të Rinjve

Ekipi i Kosovës në boks për grupmoshat e reja, ka udhëtuar sot (e enjte) drejt Budvës së Malit të Zi.

Në shtetin fqinj, prej 12 deri më 13 nëntor 2020 mbahet Kampionat Evropian i të Rinjve 17-18 vjeçarë.

Kosovën e përfaqësojnë tre boksierët: Luar Aliu (-56 kg), Çlirim Berisha (-91 kg) dhe Remzo Mustafiq (-91 kg).

Përzgjedhësi Shefki Bogujevci pret medalje nga boksierët e tij, thuhet në një njoftim në faqen e KOK-ut në Facebook.

(Kosova Sot Online )